Rrëfimi prekës i mikut për shokun që iu vetëvra në Prishtinë

Mbrëmjen e së dielës nga kati i nëntë i një ndërtese në lagjen “Dardania” dyshohet se ra një person.

Lajme

08/12/2021 20:41

Bëhet fjalë për Z.RR. i cili vdiq pas plagëve të marra derisa dyshohet se u hodh nga banesa e mikut të tij B.S të cilit i shkoi për vizitë. Sipas pronarit, kjo ndodhi kur ai shkoi të blejë bukë.

Këtij të fundit viktima i ishte ankuar shpesh për telashe, madje i njëjti edhe kishte shkruar gjëra rreth jetës së tij në një fletore që më pas iu gjetë në rroba.

Shkrimet në letra të viktimës, që thuhet të ketë qenë edhe konsumues i substancave narkotike, përbënin akuza për jo pak persona. Gjithsesi, policia tashmë po merret me rastin të cilin e cilësoi si “hetim mbi vdekjen”.

YouTube player