Rrëfimi prekës i Meghan Markle: Kam menduar vetëvrasjen gjatë shtatzënisë

Meghan Markle ka rrëfyer mes lotësh stresin e përjetuar brenda familjes Mbretërore britanike.

Bota

08/03/2021 09:42

Në një intervistë për Oprah Winfery, Meghan u shpreh se në muajin e pestë të shtatzënisë kishte menduar edhe vetëvrasjen.

Ndërkohë, ajo pretendoi gjithashtu se Dukesha Kate Middleton e kishte bërë të qante para se të martohej me Princ Harry-n.

“Në atë kohe kisha shumë turp ta thosha e po ashtu kisha turp ta pranoja, veçanërisht para Harry, sepse e di sesa humbje ka pësuar dhe sa ka vuajtur, por e di se nëse nuk do ta kisha thënë, do ta kisha bërë dhe unë nuk doja të jetoja më”, tha Markle.

“Ne kemi një mik shumë të ngushtë, i cili ka qenë me ne gjatë gjithë këtij procesi, por për familjen ata e kanë shumë këtë mentalitet se kjo është mënyra se si duhet të jetë, do të thotë që ti nuk mund ta ndryshosh atë”, u shpreh Duka i Sussex, Harry.
Ndërsa çifti nuk kishte asgjë përveç lëvdata për mbretëreshën, intervista zbuloi shumë të pathëna rreth tyre dhe tani të gjithë janë në pritje të reagimit nga Pallati Buckingham.