Rrëfimi i një të humburi në det

I humburi në det Jose Salvador Alvarenga tregon për udhëtimin e tij të pabesueshëm prej 13 muajsh mbi ujë, pasi ka udhëtuar nga Meksika në atolin Pacifik. Thotë se donte ta vriste veten, por fjalët e para kur pa tokën ishin: “O, Zot!”

Bota

03/02/2014 22:41

Një i humbur në det, i cili ka kaluar më shumë se një vit mbi ujërat e tij, para se të vijë në bregun e Ishullit të Paqësorit, ka treguar për udhëtimin e tij të pabesueshëm se si ka lundruar me mijëra kilometra dhe ka mbetur gjallë duke u ushqyer me breshka, zogj dhe peshkaqenë të kapur vetë.

I çuditur pasi ka marrë vesh që ndodhet në Ishujt Marshal, të shtetit që s’e ka dëgjuar kurrë, Jose Alvador Alvarenga, 37 vjeç, një peshkatar i cili u nis nga Meksika në dhjetor të vitit 2012, tha se fjalët e tij të para kur e pa tokën ishin: “O, Zot!”

“Sapo kisha vrarë një zog për ta ngrënë dhe pashë disa drunj”, i ka thënë ai The Telegraph, në një spital në Majuro, Kryeqytetin e Ishujve Marshal.

“Qava, ‘O Zot’. Zbrita në tokë dhe bëra gjumë. Në mëngjes, kur u zgjova, dëgjova një gjel, pashë disa pula si dhe një shtëpi të vogël. I pashë dy gra vendase të cilat më bërtisnin. Nuk kam pasur tesha, kisha të veshur vetëm të brendshmet por edhe ato ishin të grisura.”

Duke pasur parasysh gjendjen e tij, Alvarega dukej i shëndetshëm kur ai mbërriti në Majura nga Ebon Atoll.

Ai zbriti nga barka e shpëtimit duke buzëqeshur. Ka pasur një mjekër të madhe dhe të portokalltë, fytyrë të lodhur dhe bërryla të ënjtur, por ishte në gjendje të ecë vetë, ndonëse kishte tej mase uri për bukë. Prindërit e tij në El Salvador janë bukëpjekës.

Alveranga ka thënë se ka punuar si peshkatar i peshkaqenëve në Meksikë për 15 vjet me radhë. Ai e ka një vajzë 10 vjeçare, në El Salvador.

Ai është paraqitur i ushqyer mirë, duke pasur parasysh humbjen e shokut të tij 15 vjeçar Ezkiel i cili ka vdekur 4 muaj nga fillimi i udhëtimit, pasi ka refuzuar të ushqehet.

Edhe pse shumë nga detajet mbesin të turbullta dhe ai vetë fillon të bijë në kontradikta me fjalët e tij, Alveranda tha se ishte nisur në udhëtim një ditor për të zënë peshkaqenë, me Ezkielin, më 12 dhjetor 2012. Motori i anijes së tyre 24 metra të gjerë ka ndaluar së punuari në ditën e parë të udhëtimit të tyre dhe kështu ata i kaluan disa ditë duke lundruar afër tokës. Por, së shpejti ata kuptuan se ishin të humbur në Oqeanin Paqësor. Ezkiel ka vdekur katër muaj pas kësaj.

Por, Algeraga ka mbledhur kurajën për të mbijetuar, i pajisur vetëm me një thikë dhe një mbuluese që të mbrohet nga dielli.

“Nuk e dija orën, as ditën, e as datën”,  ka thënë ai.

“Vetëm e dija diellin dhe natën… Kurrë s’e kam parë tokën. Vetëm oqeanin shihja. Ka qenë shumë i qetë, vetëm dy ditë ka pasur valë.”

Algeraga tha se jetonte duke u ushqyer me zogj, breshka, peshk dhe peshkaqenë të vegjël, të cilët i kishte zënë duke futur dorën e vet në ujë dhe duke i kapur për bishti. Nganjëherë ka pirë urinën e vet, posaçërisht në ditët pa shi.

Ai ka thënë se ka dashur t’ia marrë jetën vetes për katër ditë me radhë, pasi i kishte vdekur shoku i tij.

“Për katër ditë me radhë kam dashur ta vras veten. Por, nuk mund ta ndieja dëshirën. Nuk kam dashur të ndiej dhimbje. S’mund ta bëja”.

Kur e pyetëm se si kishte mbijetuar, ai tha se nuk ishte asnjëherë i mërzitur dhe rrallëherë i frikësuar dhe në mënyrë konstante i ishte lutur Zotit, edhe pse nuk i takon ndonjë feje.

“Mendjen e kisha te Zoti”.

“Nëse do të vdisja, do të isha me Zotin. Kështu që, nuk isha i frikësuar… Mund ta marr me mend se ky është një tregim i pabesueshëm për njerëzit”.

 

(The Telegraph)