Rrëfimi i gruas që veshi tri uniformat e Ushtrisë së Kosovës

Lufta e një gruaje, rrëfimi i ish-ushtares së UÇK-së që i shërben Ushtrisë së Kosovës.

Lajme

01/01/2020 18:15

Ishte vetëm 22-vjeçare por, pa menduar dy herë dhe pa iu trembur syri fare iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Florie Osmani, nga Shtimja edhe pse pa asnjë përvojë në luftë dhe përdorimin e armëve por, me një vullnet të madh që ta shoh vendin të çliruar nga Serbia, iu bashkua UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut. Për shkak se ishte grua, edhe pranimi nga familja nuk ishte edhe aq i lehtë, e aq më pak nga nëna e saj.

Floria në një rrëfim për lajmi.net, ende me krenari dhe nostalgji e kujton ditën e parë kur u nis nga shtëpia e saj për t’iu bashkëngjit UÇK-së. Ajo thotë se këtë ditë nuk do ta harroj kurrë.

Por një moment i paharrueshëm mbetet edhe kur për herë të parë Floria si një 22-vjeçare veshi uniformën e UÇK-së.

Për më shumë shikoni storien e realizuar nga Valmira Halimi. /Lajmi.net/

YouTube player