Rrëfimi i fqinjit: Si e nxorëm çiftin nga flakët

Një banor i pallatit ku ra zjarri tek Unaza e Re ka rrëfyer për “News 24” tmerrin që përjetuan pasditen e sotme.

Lajme

03/02/2016 00:00

Sipas tij, zjarri ra rreth orës 18:45 dhe zjarrfikëset erdhën rreth 30 minuta me vonesë. Ai tha, se atyre iu deshën edhe 30 minuta që të nxirrnin ujë për shuarjen e zjarrit. Banori dëshmitar tha se ishin ata vetë që ndihmuan çiftin Nezha të dilte nga apartamenti.

“Kur po ngjisja shkallët, njoftova dhe zjarrfikëset. Bashkë me mua ishin dhe dy efektivë. Bëmë të pamundurën që të shuanim zjarrin se zjarrfikësja u vonua mbi 30 minuta. Nuk po them se është faji i zjarrfikëses, por s’ka shërbim ambulator.

Momenti kur erdhi zjarrfikësja, disa nga familjarët që ishin në pallat ndihmuan çiftin të dilnin. Nuk hipnin mjekët në pallat. Gjysmë ore që të hapeshin tubat e ujit. Në momentin kur dolën familjarët, pyetëm se kush do t’i transportonte.

Çifti u transportua me furgon mallrash, jo me ambulancë. Foshnja është nxjerr nga një banor, dhe është strehuar këtu.

Shefi i Policisë thoshte se nuk ka njeri brenda, ne insistuam dhe i thamë se aty kanë njeri brenda. Më pas na thanë se fëmija kishte vdekur. Ishte gjetur në ballkon. Akoma se dimë nëse fëmija ka dalë nga apartamenti apo jo”, përfundoi ai.