Rrëfimi i Bale

Përforcimi rekord i Real Madridit, futbollisti më i shtrenjtë në botë, Gareth Bale është rrëfyer për jetën e tij në kryeqytetin spanjoll dhe insiston se është duke luajtur me futbollistin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo. Reprezentuesi uellsian kaloi tek Los Blancos gjatë afatit kalimtar të verës nga Tottenham për 100 milionë euro dhe…

Sport

16/11/2013 14:00

Përforcimi rekord i Real Madridit, futbollisti më i shtrenjtë në botë, Gareth Bale është rrëfyer për jetën e tij në kryeqytetin spanjoll dhe insiston se është duke luajtur me futbollistin më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo.

Reprezentuesi uellsian kaloi tek Los Blancos gjatë afatit kalimtar të verës nga Tottenham për 100 milionë euro dhe ngadalë ka filluar të shfaq atë që pritet prej tij, gola dhe asistime.

“Jam përshtatur mjaft mirë. Të gjithë në klub më kanë ndihmuar, dhe kam filluar të shfaqi lojën time në fushë dhe thjesht po kënaqem me jetën në Madrid”, deklaroi Bale gjatë një interviste për sponsorin e përfaqësueses së Uellsit, Vauxhall.

Bale ka pranuar se spanjollishtja e tij është u përmirësuar por futbolli mbetet prioritet për të, derisa synon të shpaguajë investimin e madh që është bërë për transferimin e tij.

Kurse, sa i përket Ronaldos, ai deklaroi: “Është shumë mirë kur luani me futbollistin më të mirë në botë. Kjo ua bën jetën më të lehtë dhe pjesa tjetër e ekipit është po ashtu e shkëlqyeshme. Jam duke u kënaqur në çdo minutë me ta”.