Rrëfim prekës i ish-presidentit Bush

Ish-presidenti George W. Bush, ka shkruar një rrëfim prekës për një polic amerikan, i cili ditën e sulmeve terroriste, 11 shtator 2001, e kishte ditë pushimi, por u lajmërua vullnetarisht në punë dhe vdiq duke ndihmuar të tjerët përpara se të shembeshin Kullat Binjake në New York.

Bota

12/09/2014 12:10

“Sot ne kujtojmë pikëllimin tonë të madh dhe dhimbjen që na kaploi pasi dëgjuam lajmin atë mëngjes të 11 shtatorit 2001, kujtojmë dhimbjen e familjeve që humbën më të dashurit e tyre atë ditë tragjike”, ka shkruar në Instagram ish-presidenti amerikan, transmeton lajmi.net.  

Bush, asokohe president, ka kujtuar 13 vjet pas një njeri, një hero, i cili atë ditë iu turr zjarrit për të shpëtuar të tjerët, i cili atë ditë e bëri këtë edhe pse nuk ishte në detyrë.  

“Madje edhe hidhërimi, edhe hiri zhduken me kohë. Por, jo edhe vendosmëria jonë. Secili prej nesh do të mbajë mend se çfarë ka ndodhur atë ditë, dhe kujt i ndodhi”.

“ Do të mbjmë në mend momentin kur e morëm lajmin, ku ishim dhe çfarë ishin duke bërë. Disa do të kujtojnë imazhin e zjarrit, apo historinë e një shpëtimtari”.

“Disa do të mbajnë mend kujtimet, një fytyrë a një zë që ka shkuar përgjithmonë”.

“Ndërsa unë do të mbajnë këtë: Ai është kujtimi për mburojën e asaj dite, policin e quajtur George Howard, i cili vdiq në Qendrën Botërore të Tregtisë duke u përpjekur për të shpëtuar të tjerët”.

Këto fjalë ish-presidenti i ka shkruar në Instagram, i ka përsëritur, pasi të njëjtat i tha pak para mbledhjes së Kongresit, nëntë ditë pas sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bush atë ditë dhe sot, mban në dorë ‘mburojën’, bezhin e heroit të 11 Shtatorit 2001, të cilin pak ditë pas sulemve terroriste të Al Qaedas, presidentit ia kishte dhënë Arlene, nëna e policit Howard.  

Rrëfimin e ish presidentit, The New York Times e përmbyll me komentin e saj.

“George Howard me veprën e tij i tregoi Amerikës se si duhet të jetë një hero i vërtetë. Prandaj në këtë përvjetor të 13 të sulmeve të 11 shtatorit 2001, ne kujtojmë George Howard dhe secilin hero tjetër që dha apo rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar të tjerët”. /lajmi.net/