Rrëfim i jashtëzakonshëm për Atifete Jahjagën në AlJazeera

Puna e saj lidhur me mbrojtjen dhe të drejtat e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, është paraqitur në një shkrim të gjatë të AlJazeera-s.

Lajme

21/10/2015 22:51

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, shkruan AlJazeera, filloi dhe fitoi fuqi politike, më 25 nëntor të vitit 2012, kur mori pjesë në konferencën e mbajtur në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Kundër Grave, transmeton lajmi.net.

Atëbotë, presidentja Jahjaga nuk ishte në dijeni se në mesin e audiencës kishte edhe të mbijetuara të dhunës seksuale.

Jahjaga tregon për AlJazera se i ishte drejtuar audiencës se do të largohej nga kjo konferencë. Më pas, në një dhomë tjetër, ajo ishte takuar me njërën nga të mbijetuarat e dhunës.

Ajo i kishte treguar Jahjagës të gjithë tmerrin që kishte përjetuar, madje kishte ngritur bluzën që t’i tregonte shenjat e barbarisë së kryer mbi të- të djegura cigaresh, e kryqi serb mes për mes trupit të saj.

“Asnjëherë nuk do më hiqet nga mendja ajo pamje”, rrëfen Jahjaga.

“Lufta nuk ka përfunduar, jo në mendjet e tyre e as në zemrat e tyre”, thotë Jahjaga duke iu referuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. “Kjo gjë duhet të mbaroj”, thotë Jahjaga.

“Lufta në Kosovë përfundojë në qershor të vitit 1999 pas 78 të bombardimeve ajrore të NATO-s. Mbi 800 mijë qytetarë u detyruan që të largohen nga shtëpitë e tyre. Vlerësohet se në këtë luftë humbën jetën rreth 13 mijë persona, rreth 1 mijë e 600 konsiderohen të zhdukur, të cilët besohen se janë të varrosur në varreza masive në Serbi dhe Kosovë”, përfundon shkrimin AlJazeera.

Në linkun e mëposhtëm mund të lexoni shkrimin prej disa faqesh kushtuar Atifete Jahjagës dhe punës së saj. / lajmi.net

 

http://www.aljazeera.com/programmes/women-make-change/2015/10/road-kosovo-female-president-151021070704139.html