Rrëfen mjeku ndërkombëtar: Gjatë luftës, serbët edhe fëmijëve u nxorën organe

Mjeku Mark Skinner, vë dyshime të bazuara se serbët kishin trafikuar organe të shqiptarëve.

Lajme

27/01/2019 23:04

Një raport i hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore, Dr. Mark Skinner, vë dyshime të bazuara se serbët kishin trafikuar organe të shqiptarëve, gjatë transportimit të tyre për në Serbi.

InDoks, ka siguruar raportin e Dr.Skinner, në të cilin, përmenden 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.

Ekspertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba, apo mbytur me mjete të tjera, vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ka shkruar në raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnicë kishte 8 lokacione ku janë bërë këto zhvarrime.

Në mesin e këtyre viktimave, sipas këtij raporti, dyshohet se iu janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë.