Rrëfehet marinsi që vrau bin Ladenin (Video)

Ish anëtari i marinës amerikane Robert O’Neill është personi i cili ka vrarë Usama bin Laden. 

Bota

12/11/2014 21:47

Në pjesën e dytë të intervistës në Fox News, O’Neill ka treguar për jetën e tij deri tek misioni që la të vdekurin Ladenin.

“Sa më shumë që përgatiteshim për këtë mision, aq më shumë e kuptonin se ky ishte një mision një drejtimesh, se ne do të shkojmë dhe nuk do të kthehemi më. Ne mendonim se do të vdisnim pasi që besonin se ai (Bin Laden) do të na hidhte në erë. Ose se ne do të shkonim atje dhe forcat pakistaneze do të na arrestonin dhe do të përfundonim gjithë jetën tonë në burgjet pakistaneze”.

Pavarësisht rrezikut, O’Neill tha se besonte se Presidenti Obama nuk do të zgjidhte ndonjë taktikë tjetër për të kapur bin Ladenin. Ai tha se ushtarët e tjerë besonin se për këtë mision ja vlente që të sakrifikonin gjithçka, përfshirë këtu edhe jetën e tyre.

“Të jesh pjesë e diçkaje kaq historike është gjithçka që mund të kërkon. Për këtë gjë ne jemi”, tha ai.

O’Neill beson se ai është “definitivisht” personi i fundit që bin Laden e ka parë para se të vdiste dhe se mendon këtë shpesh, pas ndodhjes së aksionit.

“Akoma jam duke u munduar që të zbuloj se cila është gjëja më e mirë dhe më e keqe që kam bërë”.

“Unë isha personi i fundit që e ka parë Bin Laden-in. Nëse do të kishte mjaftë dritë, atëherë unë isha personi i fundit që ai e pa”.

Ai zbulon se si dukej Bin Laden teksa e shikonte drejtë në sy para se ky të gjuante atë për vdekje.

“Ai qëndronte vetëm dy hapa larg meje, me dorën tek bashkëshortja e tij, fytyrën të cilën e kam parë mijëra herë. Mendova: “Ne e kemi kapur atë, ne sapo përfunduam luftën”, tha O’ Neill, transmeton lajmi.net.