Rrahu vajzën e tij, arrestohet një person në Klinë

Policia ka arrestuar një person në Klinë.

Lajme

22/04/2019 13:54

Një person është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari kishte përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij.

Policia njofton se gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë dhe 7(shtatë) fishekë të kalibrit 9 mm, përcjell lajmi.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari kishte përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër (vajzës së tij).Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë dhe 7(shtatë) fishekë të kalibrit 9 mm. Me urdhër të prokurorit kujdestar ,i dyshuari dërgohet në mbajtje  për 48 orë”.  /Lajmi.net/