Rrahmani shënon gol për Napolin

Amir Rrahmani ka gjetur golin e radhës në Serie A.

Sport

23/01/2022 16:20

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës u gjet shumë mirë në zonën e kundërshtarëve dhe arriti të çonte shifrat në 3:1, shkruan lajmi.net.

Një aksion i Napoli, përfundoi me një harkim të Dries Mertens që u shty në rrjetë nga Amir Rrahmani.

Ishte një gol që në zhargonin e futbollit njihet si ‘Tap-in’, por me vlerë të madhe për Napolin dhe vet Amirin.

Shikoni golin më poshtë. /Lajmi.net/

@lajminet_ Amir Rrahmani shënon gol me Napolin #Rrahmani #Napoli #SerieA ♬ original sound lajminet_