Rrahmani: Po të ishim një Kombëtare, do na kishte frikë çdo kundërshtar

Amir Rrahmani ka dhënë një deklaratë të madhe për Kombëtaren e Shqipërisë dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport

22/04/2019 14:42

Mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani ka thënë se do u kishin frikën të gjithë, po të kishim një Kombëtare.

“Është mirë të jesh kampion. Kemi dy vite që po fitojmë kampionatin dhe kemi fituar edhe Kupën e synojmë ta marrim edhe këtë sezon. Besoj se jemi ekip shumë më i fortë se në të kaluarën pasi kemi përforcime dhe tani shohim nga Kupa dhe Europa. Mendoj se ky është sezoni im më i mirë personalisht”, tha fillimisht ai në SuperSport.

“Shqipëria apo Kosova? Është luftë për pozicione. Nëse do të ishim një Kombëtare, do të ishim të frikshëm për çdo kundërshtar.

“Gjithashtu, ai ka folur edhe për të ardhmen e tij duke treguar se dëshirë ka që të transferohet në Gjermani, ndërkohë që ka uruar edhe Partizanin, duke thënë se titullin kampion që pritej prej kohësh, e ka merituar këtë sezon.

“Nëse klubi është i gatshëm të më shesë, besoj se Gjermania është destinacioni më i mirë për mua.

“Partizani? Do të doja që të isha edhe unë aty pasi jam gëzuar për këtë titull se e ka pritur gjatë dhe ia uroj pasi e ka merituar Partizani”, përfundoi Rrahmani. /Lajmi.net/