Rrahmani: Ndeshja me Danimarkën test për të gjithë, duhet ta kalojmë së bashku

Amir Rrahmani ka thënë se Danimarka ka një ekip shumë të mirë, dhe përballja me ta do të jetë një ndeshje më ndryshe nga ato në Ligën e Kombeve.

Sport

20/03/2019 16:10

Kosova të enjten me fillim nga ora 17:00 në ‘Fadil Vokrri’ pret kombëtaren e Danimarkës, për të zhvilluar ndeshje miqësore.

Rrahmani, në konferencë për shtyp ka vlerësuar ekipin e Danimarkës, por ka thënë se kjo ndeshje është një test i mirë për gjithë ekipin.

“Danimarka ka një ekip të mirë, është një ndeshje ndryshe nga ato që kemi luajtur në Ligën e Kombeve, ka një ngjashmëri me ndeshjet për kualifikimet për botëror, barra në këtë ndeshje nuk është për mbrojtjen, është një test për gjithë ekipin, dhe duhet ta kalojmë së bashku”, ka deklaruar Rrahmani./Lajmi.net/