Rrahmani me deklaratë që duhet ta lexojnë gjithë futbollistët që ngurrojnë të vijnë te Kosova

Amir Rrahmani ka thënë se nuk ka ndjenjë më të veçantë se sa të përfaqësosh vendin tënd.

Sport

20/03/2019 16:52

Mbrojtësi i Dinamo Zagrebit është paraqitur në konferencë për shtyp së bashku me trajnerin Bernard Challandes, para ndeshjes miqësore me Danimarkën.

Nesër (e enjte) Kosova në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pret Kombëtaren e Danimarkës në ndeshje miqësore.

Rrahmani në konferencë për shtyp, është pyetur nga një gazetar danez nëse ndjehet krenar që përfaqëson Kosovën.

“Është ndjenjë e veçantë që të përfaqësosh vendin tënd, jo vetëm Kosovën por për të gjithë futbollistët në botë është e veçantë që të përfaqësosh vendin e familjes”, ka është përgjigjur Rrahamni./Lajmi.net/