Rrahmani mbërrin në Milan, gati zyrtarizimi

Mbrojtësi i Dinamo Zagrebit Amir Rrahmani ka mbërritur në Itali për të kompletuar transferimin e tij prej 2 milionë eurove te Hellas Verona, pavarësisht nga konkurrenca e Standard Liege.

Sport

25/06/2019 22:16

25-vjeçari fluturoi në Milano këtë mbrëmje së bashku me agjentin Nussi Jashari, pohon Sky Sport Italia, e cila gjithashtu publikoi fotot e arritjes së Rrahmanit.

Sipas ekspertit të transferimeve Gianluca Di Marzio, kostoja e operacionit është rreth 2.1 milionë euro dhe Rrahmani do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare.

Mbrojtësi i Kosovës luajti 26 ndeshje për Dinamo Zagreb këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe një asistim. /Lajmi.net/