Rrahmani: Koulibaly njeri i madh, është privilegj të luash përkrah tij

8:49 | 15 Tetor 2021

Futbollisti kosovar ka folur në një intervistë lidhur me objektivat e Napolit këtë edicion.

Amir Rrahmani është duke shkëlqyer këtë edicion në Serie A, ku ka arritur të zë vend në formacionin startues të Napolit në pothuajse çdo ndeshje, transmeton lajmi.net.

Rrahmani në një intervistë për Radio Goal ka zbuluar ambiciet e ekipit, si dhe ka thënë se është nder të luaj përkrah Kalidou Koulibalyt.

“Kalidou është një njeri i madh dhe një lojtar shumë i fortë, për mua është nder të luaj me të”.

“Qyteti është i dashuruar me ekipin, ka shumë entuziazëm përreth. Por ne e dimë se duhet t’i mbajmë këmbët në tokë pasi edicioni është i gjatë”.

“Falë trajnerit Luciano Spalletti ne jemi më të bashkuar se në të kaluarën. Ne i besojmë atij, ne jemi të kujdesshëm për të ndjekur udhëzimet e tij. Sekreti është se ne jemi shumë të bashkuar”.

“Kampionati është ende i gjatë, por ne do të donim që klasifikimi përfundimtarë në Serie A të mbetet i tillë edhe në maj, do të ishte një ëndërr”, tha Rrahmani.

Napoli është lider në Serie A pas shtatë xhirove të para me 21 pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/