Rrahmani i nënshtrohet testeve mjekësore te skuadra e re

Amir Rrahmani është shumë afër zyrtarizimit për t'u bërë lojtar i ri në Hellas Verona.

Sport

26/06/2019 09:34

Mbrojtësi, i lindur në vitin 1994, është duke iu nënshtruar testeve mjekësore në qendrën multifunksionale Don Calabria në Verona, në fund të së cilës ai do të nënshkruajë kontratën që do ta lidhë atë me klubin nga Verona.

Sipas ekspertit të transferimeve Gianluca Di Marzio, kostoja e operacionit është rreth 2.1 milionë euro dhe Rrahmani do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare, raporton lajmi.net.

Mbrojtësi i Kosovës luajti 26 ndeshje për Dinamo Zagreb këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe një asistim.

Në garë për shërbimet e mbrojtësit të Kosovës ishte edhe ekipi i Standard Liege. /Lajmi.net/