Rrahmani e Verona përmbysen në fund nga Inter – ‘Zi kaltrit’ marrin tri pikët dhe kreun e tabelës

Inter ka arritur që të shënojë në fitore mjaft të mundimshme kundër Veronës së Amir Rrahmanit.

Sport

09/11/2019 19:53

Të udhëhequrit e Antonio Conte morën një fitore me rezultatin 2:1, duke përmbysur gjithçka në ‘San Siro’, shkruan lajmi.net.

Inter e gjeti vetën në disavantazh kur luhej minuta e 19’ e takimit. Valerio Verre tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Verona humbi avantazhin në minutën e 65’, kur Vecino arriti që të realizonte një gol me kokë, për të rikthyer baraspeshën në fushë.

Inter kompletoi përmbysjen në minutën e 83’, me një super gol të Nicolo Barella, gol ky që në fund pati vlerën e tri pikëve për ‘Zi kaltrit’.

Inter kështu pozicionohet në pozitën e parë, përkohësisht, me 31 pikë pas 12 ndeshjeve, kurse Verona qëndron në pozitën e 9-të, me 15 pikë. /Lajmi.net/