Rrahje në Prishtinë
Policia ka arrestuar katër persona të cilët pas një zënke janë rrahur mes vete. Gjatë rrahjes të dyshuarit kanë përdorur edhe shufra metalike.

Lajme
Në rrugën ”Eqrem Çabej”, në Prishtinë janë arrestuar 4 të dyshuar, pasi që të njëjtit si pasojë e një zënke të çastit në një kafiteri janë rrahur mes vete.
Gjatë rrahjes të dyshuarit kanë përdorur edhe shufra metalike.
Policia njofton se si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar 4 të dyshuarit dhe dy viktima meshkuj mysafirë në kafiteri.
Me urdhër të prokurorit është kryer kontrolli i shtëpisë së njërit nga të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie dhe një revole 7.6