Rrahje në lagjen Dardania, arrestohen katër persona

Policia para pak çastesh ka arrestuar katër persona.

Lajme

13/02/2019 15:22

Policia e rajonit të Prishtinës, ka arrestuar katër persona pasi që të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në lagjen Dardania, raporton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, pas identifikimit të veturës, Policia ka arritur që t’i arrestoj këta persona në rrugën “Garibaldi”.

“Pas marrjes së informatës  policia ka identifikuar veturën më të cilën të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtën e ka ndaluar në rrugën “Garlibaldi” me ç’rast janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë katër persona të dyshuar”, ka treguar Borovci për lajmi.net.

Borovci po ashtu ka treguar se gjatë bastisjes së veturës së të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe disa shufra që dyshohet të jenë përdorur në rrahjen në fjalë. /Lajmi.net/