Rrahje në Bundesligë, Abraham rrëzon keq trajnerin e Freiburg

Freiburg ka arritur të mposhtë Eintracht Frankfurtin me rezultat të ngushtë 1-0.

Sport

10/11/2019 22:58

Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga ish-sulmuesi i Bayern, Nils Petersen (77′).

Ky takim mori vëmendje krejt për një arsye tjetër, transmeton lajmi.net.

Kjo pasi në fundin e ndeshje kapiteni i Frankfurt Abraham e rrëzoi keq trajnerin vendas Christian Streich.

Nga kjo filloi një ‘luftë’ mes lojtarëve, ku ata të Freiburg vrapuan ta mbronin trajnerin e tyre.

Përveç kapitenit të Frankfurt, me të kuq u ndëshkua edhe mesfushori vendas Grifo.

Ndryshe, Freiburg pozicionohet në vendin e katërt me 21 pikë të grumbulluara, ndërsa Frankfurti është në vendin e nëntë me 17 pikë të mbledhura. /Lajmi.net/