Rrahje në Arsenal
Arsenali ka konfirmuar se Per Mertesacker dhe sulmuesi i ri Yaya Sanogo janë përfshirë në një kacafytje në stërvitje. Mbrojtësi gjerman luajti me një sy të nxirë në humbjen 5:1 nga Liverpool në Anfield të shtunën. Mirëpo, ai kishte theksuar se ai ishte shkak i një lëndimi, të pësuar pas një goditje ta paqëllimshme nga…

Sport
Arsenali ka konfirmuar se Per Mertesacker dhe sulmuesi i ri Yaya Sanogo janë përfshirë në një kacafytje në stërvitje.
Mbrojtësi gjerman luajti me një sy të nxirë në humbjen 5:1 nga Liverpool në Anfield të shtunën.
Mirëpo, ai kishte theksuar se ai ishte shkak i një lëndimi, të pësuar pas një goditje ta paqëllimshme nga portieri Wojciech Szczesny gjatë një ndeshje stërvitore këtë javë.
Por, sipas Telegraph, shenja ishte e dyta të cilën Mertesacker e pësoi nga Sanogo, 21-vjeç, i cili e kishte lënduar edhe më herët gjatë një seance stërvitore.
Sanogo, i cili ende nuk ka bërë asnjë paraqitje për gjigantin londinez pas transferimit në klub nga Auxerre si futbollist i lirë gjatë verës, nuk është ndëshkuar për incidentin.