Rrahje mes dy grupeve në Lipjan, gjuhen me gota qelqi
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lipjanit, ku dy grupe personash janë përfshirë në një përleshje fizike. Pamjet që janë publikuar në rrjete sociale tregojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi personat e përfshirë në konflikt kanë hedhur gota qelqi dhe sende të tjera të forta në drejtim…

Lajme
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lipjanit, ku dy grupe personash janë përfshirë në një përleshje fizike.
Pamjet që janë publikuar në rrjete sociale tregojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi personat e përfshirë në konflikt kanë hedhur gota qelqi dhe sende të tjera të forta në drejtim të njëri-tjetrit.
Zhurmat dhe thyerjet e xhamave kanë alarmuar edhe klientët e tjerë që ndodheshin në lokal në momentin e përleshjes./Lajmi.net/