Rrahje me shufra metali e armë mes tre personave, njëri plagoset në këmbë

Fsh. Doganaj,Kaqanik, 06.03.2021-16:10. Raportohet se pas një mosmarrëveshje tre meshkuj kosovarë, janë rrahur mes veti ku janë përdorë shufra metali si dhe një armë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor ku njëri nga të lënduarit është plagosur nga arma e zjarrit në këmbë. Nga të dyshuarit janë konfiskuar: një revole Bereta, 59 fishekë te…

Lajme

07/03/2021 09:57

Fsh. Doganaj,Kaqanik, 06.03.2021-16:10. Raportohet se pas një mosmarrëveshje tre meshkuj kosovarë, janë rrahur mes veti ku janë përdorë shufra metali si dhe një armë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor ku njëri nga të lënduarit është plagosur nga arma e zjarrit në këmbë. Nga të dyshuarit janë konfiskuar: një revole Bereta, 59 fishekë te kalibrit 9 mm, një revole TT me 16 fishek, një revole me 23 fishek të kalibrit 9 mm dhe një pushkë gjuetie me 14 fishek. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.