Rrahje masive në Prizren, plagoset me thikë një person

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Prizren.

Lajme

09/03/2019 12:11

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Kukësit” të Prizren gjatë ditës së djeshme në një kafiteri ka ndodhur një rrahje në mes pesë personave meshkuj K/Shqiptarë.

Gjatë rrahjes është përdorur dhe një mjetë i mprehtë (thikë). Si pasojë e rrahjes është i therur një person dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me datë,08.03.2019,  njësiti policor ka arritur të identifikojë dhe të arrestojnë tre dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët  pas intervistimit në prani të avokateve mbrojtës me vendimin e prokurorit, dërgohen  në qendrën e mbajtjes.

Rasti është proceduar për ‘vrasje në tentativë’. /Lajmi.net/