Rrahje masive në Malishevë, përdoren boksa e shufra hekuri

Një rrahje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës në Malishevë, ku janë përdorur edhe boksa e shufra hekuri.

Lajme

25/11/2021 21:25

Policia e Kosovës ka thënë se njëri nga të përfshirët ka marrë lëndime të rënda dhe ishte dërguar në QKMF-në e MAlishevës, shkruan lajmi.net.

“Kur kanë shkuar në QKMF kanë takuar tani të dyshuarin i cili fillimisht ka hezituar që t’iu sqarojë se si i ka pësuar lëndimet, por me vonë është kuptuar se lëndimet i ka pësuar gjatë një përleshje që kishin pasë rreth orës 18:30”, kanë thënë nga Policia.

Më vonë, i njëjti është transferuar në QKUK.

Policia po ashtu ka thënë se lëndime nga kjo rrahje kanë pësuar edhe tre persona tjerë

“Dyshohet se gjate përleshjes janë përdorë edhe shufra metalike dhe boksa hekuri, por se policia nuk i ka gjetur në vend të ngjarjes. Përveç lëndime ma serioze që ka pësuar një i dyshuar te tjerët nuk kanë pësuar lëndime të natyrës serioze. Tretman mjekësore kanë kërkuar edhe tre të dyshuarit, por sipas mjekut nuk kanë lëndime serioze. Rreth rastit në fjale ka qenë i informuar prokurori kompetent dhe pas sigurimit të prezencës së personave në fjalë dhe pas intervistimit të tyre në prezent të mbrojtëseve dhe të familjareve është njoftuar përsëri dhe me urdhër te tij i dyshuari i moshës madhore ndalohet për 48 ore në qendër të ndalimit policor në Malishevë, kurse pesë tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/