Rrahje, kanosje e përdorim të armëve – deputetët ‘gangsterë’ të Kuvendit me aktakuza

Dy përleshje mes deputetëve të Kosovë, njëra në emision televiziv e tjetra në Kuvend, përfunduan me aktakuza të ngritura ndaj katër personave.

Lajme

20/07/2019 21:55

Xhavit Haliti e Gani Dreshaj do të përballen me drejtësinë lidhur me kanosjet dhe sulmin ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi, shkruan lajmi.net.

E Milaim Zeka bashkë me Frashër Krasniqin do të përballen me akuzat e prokurorisë për kanosje e lëndim të lehtë trupor.

Aktakuza ndaj tyre ishte ngritur më 2017, vetëm një muaj pas përleshjes së tyre në një studio televizive.

Mirëpo katër deputetët e lartëpërmendur nuk janë të vetmit që kanë aktakuza.

Ehat Miftaraj nga Institui i Kosovës për Drejtësi, për lajmi.net thotë se në Kuvendin e Kosovës janë afërsisht 20 deputetë që kanë aktakuza ose që kanë qenë pjesë e proceseve gjyqësore.

Lajmi.net në vazhdim ua sjell emrat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët po përballen me aktakuza dhe ata të cilët kanë kaluar nëpër procese gjyqësore.

Milaim Zeka – Aktakuzë nga Prokuroria Speciale për mashtrim dhe pastrim të parave – Aktakuzë nga Prokuroria e Prishtinës për Kanosje.

Frashër Krasniqi – Aktakuze nga Prokuroria e Prishtinës për Lëndim të Lehtë Trupor.

Xhavit Haliti – Aktakuzë për sulm nga Prokuroria e Prishtinës.

Gani Dreshaj – Aktakuzë për kanosje nga Prokuroria e Prishtinës.

Adem Hoxha – Aktakuzë për kanosje dhe sulm nga Prokuroria e Prizrenit.

Albin Kurti – Aktakuzë për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, procesi gjyqësor ka përfunduar.

Donika Kadaj Bujupi – Aktakuzë për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, procesi gjyqësor ka përfunduar.

Albulena Haxhiu- Aktakuzë për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, procesi gjyqësor ka përfunduar.

Faton Topalli – Aktakuzë për përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, procesi gjyqësor ka përfunduar.

Shkumbin Demaliaj – Aktakuzë për Keqpërdorim të Detyrës në rastin e Listave të Veteranëve.

Zenun Pajaziti – Aktakuzë për shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje në rastin “Pronto”.

Rexhep Selimi – Aktakuzë për sulm, procesi gjyqësor ka përfunduar.

Visar Ymeri – Aktakuzë për sulm, procesi gjyqësor ka përfunduar.

Fisnik Ismaili – Aktakuzë  për “pengimim e personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, procesi gjyqësor ka përfunduar.

Naser Osmani – Aktakuza për fondin e 3 përqindëshit nga Prokuroria Speciale.

Mërgim Lushtaku – aktakuzë për lehtësim të arratisjes së personave të privuar nga liria.

Ramiz Kelmendi – Aktakuzë për vjedhje të rrymës.

Glauk Konjufca – Aktakuzë për dëmtim të veturave të EULEX-it, proces i përfunduar.

Dardan Molliqaj – Aktakuzë për dëmtim të veturave të EULEX-it, proces i përfunduar.

Xhelal Sveçla – Aktakuzë për dëmtim të veturave të EULEX-it , proces i përfunduar.

Haxhi Shala – Aktakuzë për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, proces i përfunduar.

Ismajl Kurteshi – Aktakuzë për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm në rastin e hedhjes së gazit lotjellës në Kuvend, proces i përfunduar. /Lajmi.net/