Rrahje grupore në Uglarë të Gjilanit (Video)

Një rrahje grupore ka ndodhur dje në mesditë në Uglarë të Gjilanit derisa po zhvillohej një garë e motoristëve.

Lajme

27/04/2015 20:59

Në një video, që e ka siguruar Klan Kosova, shihen pjesëtarët e sigurimit të mbarëvajtjes së asaj ngjarje dhe banorët e fshatit Uglarë, duke rrahur tre motoristë, që besohet se vinin nga Prishtina.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia, duke thënë se katër persona kanë pësuar lëndime trupore, për çka janë dërguar me ambulancë në spitalin rajonal.

Zëdhënësi, Daut Hoxha tha se çështja është duke u hetuar nga organet e rendit dhe në konsultim me prokurorin do të ndërmerren veprimet e caktuara. Deri tani nuk ka të arrestuar, raporton Klan Kosova.

YouTube player