Rrahje e gjuajtje me armë në Hajvali

Në lagjen Hajvali të Prishtinës ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Lajme

18/04/2021 22:00

Informacioni është konfirmuar për lajmi.net nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë, një person ka mbetur i lënduar.

“Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar, në fshatin Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se personi është lënduar gjatë një përleshje fizike që ka pasë me të dyshuarin, i cili në ikje e sipër ka shtënë me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij.

Nga hetuesit policor po vazhdon puna hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.​ /Lajmi.net/