Rrahja në MTI, i përfshirë edhe djali i vëllaut të Jakup Krasniqit
Arian Krasniqi, këshilltari i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala e ka rrahur sekretarin e kësaj ministrie, Burim Rrecin.
Lajme
Sipas Gazetës Metro rrahja ka ndodhur para pak minutash, kur Krasniqi e ka sulmuar brutalisht sekretarin Rreci.
Deri tek sulmi ka ardhur pasi Krasniqi ka kërkuar nënshkrimin e pagesave të udhëtimeve që i ka bërë jashtë vendi, por sekretari Rreci nuk ka pranuar një gjë të tillë.
Gjithnjë sipas Metros, sulmi nga Krasniqi ka qenë i ashpër sa që Ambulanca dhe mjekët kanë dalur në vendin e ngjarjes për t’i dhënë tretman sekretarit Rreci.
Ndryshe, Arian Krasniqi është djali i vëllait të Jakup Krasniqit, ish- kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA’s.
Krasniqi ishte punësuar si këshilltar politik i ministrit në detyrë, Endrit Shala, i cili akoma po mban pozitën..
Rasti i rrahjes është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Policia e Kosovës, mirëpo pa dhënë detaje shtesë.
Lexo edhe: