Rrahet një person, përfundon në QKUK
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet, ku disa persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike. Ndërkohë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka arritur një person i rrahur por nuk dihet nëse është personi në fjalë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Drejtori i Emergjencës…
Lajme
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet, ku disa persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike.
Ndërkohë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka arritur një person i rrahur por nuk dihet nëse është personi në fjalë.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Drejtori i Emergjencës Naser Syla.
“Nuk dihet se prej nga ka ardhur. Nuk ka lëndime të rënda. I njëjti është liruar për në shtëpi”, ka thënë Syla. /Lajmi.net/