Rrahet mjeku në Gjilan, i dyshuari e sulmon pasi e dërgon gruan për kontroll

Një mjek në Gjilan përfundoi keq dje nga një person që kishte dërguar bashkëshorten e tij në repartin e Radiologjisë.

Lajme

19/02/2020 11:49

Pasi që kishte dërguar gruan e tij për kontroll, i dyshuari kishte nisur ta fyejë personelin mjekësor, shkruan lajmi.net.

Gjithnjë sipas prokurorisë, pas fyerjeve ai ka filluar ta godasë njërin nga mjekët, deri sa ka intervenuar personeli i Spitalit.

I njëjti është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’. /Lajmi.net/