Rozeta Hajdarit i hynë hajnat në shtëpi, i vidhen edhe kartelat e ministrisë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, mëngjesin e së hënës është përballur me një situatë jo të zakonshme. Në orën 8 është përballur me hajnat në shtëpinë e saj, shkruan Lajmi.net. Kjo është konfirmuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës ku rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë. “Ankuesja femër kosovare…

Lajme

02/10/2023 10:04

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, mëngjesin e së hënës është përballur me një situatë jo të zakonshme.

Në orën 8 është përballur me hajnat në shtëpinë e saj, shkruan Lajmi.net.

Kjo është konfirmuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës ku rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e saj dhe nga aty kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.

Sinjali, raporton se Hajdarit iu vodhën 2 mijë e 500 euro dhe gjëra të tjera me vlerë, si dokumente personale dhe kartela bankare përfshirë edhe ato të MINT-it.

Rasti në fjalë tashmë është hapur në prokurori, por deri më tani nuk ka raportime për persona të arrestuar.

Kujtojmë se ministrja Hajdari, e kishte shkelur me veturë një fëmijë në Prishtinë, ndërsa rasti  ndaj saj akuma nuk ka përfunduar në Gjykatë. /Lajmi.net/