Rozeta Hajdari: Pretendimet e aktakuzës nuk qëndrojnë, janë veç tendenca politike Prokurorisë Speciale ndaj qeverisë Kurti
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari është deklaruar sot para mediave pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale në lidhje me rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”. Duke u sqaruar, Hajdari tha se çdo pretendim i Prokurorisë që vendimi është i kundërligjshëm nuk qëndron dhe sipas saj afirmon tendencën politike të…
Lajme
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari është deklaruar sot para mediave pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale në lidhje me rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”.
Duke u sqaruar, Hajdari tha se çdo pretendim i Prokurorisë që vendimi është i kundërligjshëm nuk qëndron dhe sipas saj afirmon tendencën politike të kësaj Prokurorie ndaj qeverisë Kurti, transmeton lajmi.net.
Ajo tha gjithashtu se “çdo pretendim tjetër është pohim në dobi politike, që është i palejueshëm e i pamoralshëm marrë parasysh situatën në të cilën gjendeshim më 2022”.
“Ashtu siç ju kam njoftuar më 11 nëntor, Prokuroria ka deponuar aktakuzë kundër meje dhe të tjerëve në Gjykatë Themelore ku pretendon se me dashje kam siguruar përfitim … ndaj personave të tretë gjatë muajve shkurt dhe mars më 2022. Më lejoni të ju njoftoj se rezervat shtetërorë krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative në rast të çregullimit të tregut. Kështu në vitin 2021, ministria ka shpallur tri herë procedurat e prokurimit për të blerë një sasi të rezervës së shtetërave, ku dy kanë përfunduar me sukses kurse dy të tjera të prokurimi kanë dështuar për shkak të mos ofertimit të operatorëve ekonomik. Mos arritja e blerjeve është e dëshmuar nga procedurat e prokurimit të ministrisë, por që këto fakte Prokuroria nuk i ka marrë për bazë gjatë hetimit ndaj nesh, e për sigurimin e procedurës për të cilën akuzohem nga Prokuroria, ju rikujtoj se me shpërthimin e luftës në Ukrainë, periudha shkurt mars 2022 ishte ndër periudhat më sfiduese për sigurimin ushqimore në glob, Ukraina ndaloi menjëherë eksportin e vajit, e të tjerave për të siguruar prodhimin e brendshëm, e këto krijuan lëkundje e u referuan drejtpërdrejtë në tregun tonë e ndikoj që shumë shtete filluan me ndalimin e eksportit të produkteve bazë për jetesë dhe ishte reagim i natyrshëm i reagimit ndaj tregjeve. Kjo dëshmohet edhe nga raportet e Doganës ku ka pasur rënie të produkteve bazë edhe në tregun tonë, e kjo vërtetohet edhe nga komunikimet me ambasadat tona e me homologët e mi”,deklaroi Hajdari.
Ajo tha se asokohe vendet që mbaheshin nga importi, si vendi ynë u rrezikuan shumë asokohe.
“Tregjet e bursave agro ushqimore regjistronin ndryshime të shpeshta, shpesh brenda ditës për shkak të pasigurisë së shpeshtë. Çmimi i tregjeve të grurit luhatej në vazhdimësi në thuajse çdo orë. Në tregun rajonal çmimet arritën nivele enorme, duke u rritur brenda ditëve e këto luhatje… në këtë kontekst sigurimi i produkteve bazë si pjesë e rezervave shtetërorë vërtet u bë sfidë e vërtetë. Rritja e çmimit të drithërave ndikoi në koston e importit. Sigurimi i produkteve bazë përbën një çështje thelbësorë të ushqimit të popullsisë, qoftë në fatkeqësi natyrore shteti duhet garantojë që qytetarët të kenë qasje në ushqimet bazë. Pa furnizim stabil të këtyre produkteve bazë krijohet panik dhe destabilizim ekonomik dhe politik e për këtë arsye sigurimi i mallrave ishte vërtet jetik sepse siguria kombëtarë ishte rrezik dhe duhej reagim i menjëhershëm i institucionet. Në shkurt të vitit 2022, Ministria departamenti për rezervat s’ka arritur të pranojë asnjë kërkesë për këto produkte bazë pasi shtetet tjera ndaluan eksportin e produkteve bazë. Si rezultat i tri shpalljeve për sigurimin e rezervave e si rezultat i fillimit të luftës në Ukrainë miratuam kërkesën për rezervat shtetërore e që të na mundësohet përjashtimi nga …. “,deklaroi Hajdari.
Ajo tha se Qeveria kishte bërë me transparencë vendimin për rezervat shtetërore.
“Përgjatë qeverisjes sonë të udhëhequr nga VV-ja rezervat shtetërore brenda dy viteve kanë shënuar rritjen më të madhe duke u 30-fishuar. E ne rezervën shtetërorë e gjetëm të vjedhur e duke rrezikuar popullatën. E çdo pretendim i Prokurorisë që vendimi është i kundërligjshëm nuk qëndron dhe afirmon tendencën politike të kësaj Prokurorie ndaj qeverisë Kurti. Përtej çdo ndryshimi se rezervat janë sekret, jo vetëm për faktin që janë çështje e sigurisë me rëndësi jetike, por sepse ligji e parasheh këtë. Çdo pretendim tjetër është pohim në dobi politike, që është i palejueshëm e i pamoralshëm marrë parasysh situatën në të cilën gjendeshim më 2022″,tha Hajdari../Lajmi.net/