‘Rozalinda’ bëhet gjyshe…Por ka të gjithë kundër, çfarë po i ndodh? (Foto)

Thalia është një nga këngëtaret dhe aktoret më të dashura latine.

ShowBiz

26/07/2017 13:18

Ajo është bërë e njohur pas rolit të saj si ‘Rosalinda’. Thalia ndan në rrjetet sociale të gjitha detajet e jetës së saj si këngëtare, sipërmarëse, dizenjatore, por dhe çastet me dy fëmijët e saj të vegjël dhe bashkëshortin Tommy Mottola.

Por këtë herë ajo ka fshehur një detaj shumë të rëndësishëm të jetës së saj, lindjen e nipit të bashkëshortit të saj.

Bashkëshorti i saj u bë gjysh, çka e shndëron dhe atë në një ‘gjyshe politike’ siç e quajnë latinët.

Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale foto me vajzën nga martesa e tij e parë dhe nipin e sapolindur.

Thalia nuk shpërndau asnjë foto të bebes duke ngriti dyshime të forta në ndjekësit e saj.

Martesa e parë e Mottola zgjati 19 vite duke përfunduar në divor në vitin 1990. Tre vite më pas ai u martua me këngëtaren e njohur Mariah Carey me të cilën nuk pati fëmijë dhe u divorcia në vitin 1997.

Mottola dhe Thalia kanë 17 vite së bashku dhe kanë dy fëmijë, Matthew Alejandro y Sabrina Sakaë./Gazeta Express/