Roy Keane reagon ashpër për golin e pësuar nga Etrit Berisha nga mesi i fushës

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Roy Keane ka kritikuar ashpër portierin e Shqipërisë, Etrit Berisha pasi ky i fundit pësoi gol nga mesi i fushës në fitoren ndaj Kazakistanit në Ligën e Kombeve.

Sport

16/11/2020 16:42

Keane ishte i ashpër me portierin prishtinas derisa ishte duke e analizuar golin e Kazakistanit në humbjen 3:1 në “Air Albania” në Tiranë.

“Ju duhet ta falni atë. Në futbollin ndërkombëtar… çfarë është duke bërë ai?”, ka thënë Keane.

Keane ishte panelist i “ITV” në ndeshjen mes Anglisë dhe Belgjikës, të cilën e fituan belgët me rezultat të pastër, 2:0.

Por, gabimi i Berishës mori vëmendjen e tij, derisa Keane vazhdoi me kritika të ashpëra.

“Çfarë po bën ai? Ju nuk mund ta falni kurrë atë për këtë gjë”, shtoi ai.

“Budallallëk. Shikojeni këtë… jam i zemëruar ta shohë këtë”, thotë më tutje Keane.

Shqipëria ishte duke e festuar golin e dytë të shënuar nga Ardian Ismajli, por pak çaste më vonë, ndodhi befasia.

Aybol Abiken i Kazakistanit gjuajti drejt e në portën e Berishës për të shënuar një gol të jashtëzakonshëm.

Krejt në fund, Shqipëria regjistroi fitore 3:1 mbrëmë, dhe në rast të fitores ndaj Bjellorusisë të mërkurën, do ta zinte vendin e parë në grup.