Rowe ‘të djegë’ në kampanjën e re të ‘Seafolly’
Modelja franceze, Camille Rowe ka bërë disa fotografi mjaft tërheqëse të kampanjës së re të veshjeve të brendshme nga Seafolly.

ShowBiz
Modelja 24 vjeçarja, Rowe ka bërë publike linjën e re për bikini nga kompania mjaftë e njohur australiane, Seafolly.
Fansat janë shumë të lumtur me punën që është duke bërë modelja franceze, e cila ka shkëlqyer gjithashtu edhe në kampanjën për Dior Homme me Robert Pattinson gjatë vitit të kaluar.
Vajza nga Parisi kështu ka ndjekur hapat e Miranda Kerr, Jessica Hart, Cheynne Tozzi, Catherine McNeil dhe Lara Bingle, të cilat gjithashtu janë fotografuar për labelin Australian.