Rouhani: Ekstremizmi luftohet përmes zhvillimit ekonomik
Irani kërkon të rikthehet fuqishëm në tregun e naftës, pas shfuqizimit të sanksioneve që ishin ndërmarrë më parë nga shtetet perëndimore, raporton Reuters.

Bota
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar që zhvillimi ekonomik është krucial në luftën kundër ekstremizmit në Lindjen e Mesme.
Aktualisht, Rouhani është në një vizitë katër ditore në Itali dhe Francë, duke tentuar që t’i rregulloj marrëdhëniet me shtetet perëndimore dhe të promovojë fuqinë dhe rëndësinë e Iranit që ka në lindjen e Mesme.
Italia gjatë të martës ka realizuar një kontratë në vlerë prej 17 miliard eurosh me Iranin dhe pritet që edhe me Francën të realizohet ndonjë e tillë.
Presidenti Iranian, deklaroi se janë të gatshëm që të eksportojnë jashtë vendit dhe mirëpresin investimet e reja, “Ne i mirëpresim investimet e reja, teknologjinë e re dhe jemi të gatshëm që të eksportojmë jashtë vendit” tha ai.
Ai ndër të tjera shtoi se synimi i tyre është që të eksportojnë 30% nga ajo çfarë prodhojnë në Iran.