Roshi nuk ia del të rikuperohet – mungon për Shqipërinë në dy ndeshjet e radhës

Odise Roshi nuk ia del të rikuperohet në kohë dhe do t’i humbasë dy ndeshjet e radhës me Shqipërinë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

08/06/2022 23:37

“Kuqezinjtë” do të luajnë ndaj Izraelit më 10 qershor, në “Air Albania”, transmeton lajmi.net.

Lojtari së fundi pati edhe një gjendje gripale e cila ia pamundësoi të jetë i gatshëm.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet në Shqipëri, këmbëshpejti fierak tanimë është larguar nga grumbullimi dhe nuk do të paraqitet më në këtë muaj për skuadrën e Edi Rejas. /Lajmi.net/