Rose optimist: Tottenham mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Ylli i Tottenham Hotspur, Danny Rose, është shprehur shumë optimist për triumfin në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/04/2019 20:16

Tottenham arriti që mbrëmë të siguronte kalimin në fazën gjysmëfinale, duke eliminuar skuadrën e Manchester City.

Ndeshja e mbrëmshme ishte një ‘thriller’ i cili u vendos nga VAR-i, me një gol të anuluar në minutën e 93 të takimit.

Në këtë ndeshje, kontribut të madh dha edhe mbrojtësi i krahut, Danny Rose, i cili regjistroi paraqitje fenomenale, njësoj sikur në fazën paraprake, kundër Borussia Dortmund.

Rose beson se skuadra e tij ka kapacitetin e duhur për të triumfuar në Ligën e Kampionëve, duke mos pasur frikë nga askush.

“Jemi në gjysmëfinale dhe kemi pasur një rrugë të mundimshme. Filluam turneun shumë keq” ka thënë Rose për ‘Eveneing Standard’, transmeton ‘lajmi.net’.

“Ne mposhtëm potencialin për kampion në Gjermani dhe potencialin për kampionin e Anglisë, Manchester City, kështu që patëm rrugë të vështirë deri në gjysmëfinale, prandaj kemi vetëbesimin e plotë” ka thënë tutje mbrojtësi i majtë.

“A mund të fitojmë ne? Pse jo? Ne jemi në gjysmëfinale dhe do të shohim se si do të shkojë. Ne jemi në pozitë fenomenale” ishin fjalët e anglezi.

“Nuk do të ketë dallim në gjysmëfinale. Ne po shohim përpara dhe nuk kemi frikë nga askush” ka thënë ndër të tjerash ylli i Tottenham.

Skuadra e Tottenham me shumë gjasë do të ketë edhe mungesën e Harry Kane për ndeshjen ndaj Ajax, krahas asaj të Heung Min Son.

Gjithsesi, Mauricio Pochettino ka arritur të mbulojë me sukses gjitha mungesat deri në këtë pikë të edicionit, gjë kjo që mban në maksimum besimin e skuadrës. /Lajmi.net/