Rose i pakënaqur me dënimin e UEFA për Malin e Zi, priste dënim më të ashpër

Ylli i kombëtares së Anglisë, Danny Rose, ka mbetur i befasuar me vendimin e UEFA për kombëtaren e Malit të Zi.

Sport

26/04/2019 23:28

Rose, së bashku me Raheem Sterling, ishin viktima të fyerjeve raciste gjatë ndeshjes kualifikuese për EURO 2020, në Podgoricë.

Për ngjarjet që kishin ndodhur gjatë përballjes së dy kombëtareve, UEFA sot ka vendosur që ta dënojë kombëtaren e Malit të Zi me 20 mijë euro si dhe ndeshje pa publik.

Gjithsesi, mbrojtësi i majtë i kombëtares angleze ka bërë të ditur se kishte pritur dënim më të rëndë.

“Sapo e kuptova dënimin për Malin e Zi dhe kam mbetur pa fjalë, por nuk jam aq i surprizuar. Kam thënë më parë se shtetet dënohen me aq sa dënohen, dhe unë krahasoj atë me çfarë mund të shpenzoj unë në një natë. Disa njerëz nuk pajtohen me mua” ka thënë Rose, transmeton lajmi.net

“Nuk mendoj se është dënim mjaftueshëm i rëndë për dikë që duhet të ndryshojë në të ardhmen, vetëm një ndeshje dhe 20mijë euro – është pakëz shokuese por nuk mund të bëjë shumë për këtë” ka thënë tutje mbrojtësi i Tottenham për ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

“Unë vetëm shpresoj që të mos kthehem atje, por me siguri se do të kem edhe një ndeshje atje dhe do të luaj” ishin disa nga fjalët e Rose.

Ndeshja e radhës për Malin e Zi do të jetë ajo ndaj Kosovës. Fakti se malazezët luajnë pa tifoz, mund të konsiderohet si favor për Dardanët. /Lajmi.net/