Rooney: United mund ta fitojë Premier Ligën

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney ka thënë se skuadra e tij ka ende gjasa për të fituar titullin e Ligës Premier.

Sport

14/09/2014 13:19

Rooney është i bindur se tranferimet e bëra të skuadrës së tij gjatë verës, mund të ndihmojnë drejt triumfit në Ligën Premier.

“Ne çdo herë mund të transferojmë top-lojtarë, por e gjitha kjo varet nga trajnerët se cilin lojtar e dëshirojnë. Ne ishim në dijeni që gjatë sezonit të kaluar, nuk kishim një skuadër të mirë”.

“Ishte koha e duhur që të transferojmë top lojtarët dhe të rikthehemi në vendin ku na takon – Të fitojmë trofe”.

“Janë kohë emocionuese, janë kohë interesante për Manchesterin. Ne nuk kishim një fillim të mirë, por jemi të bindur se mund të fitojmë titullin”, përfundoi Rooney.