Rooney ‘sigurim’ i Chelseas

Spekulimet rreth transferimit të Wayne Rooneyt në Chelsea në fund të këtij sezoni nuk kanë të ndalur, andaj tifozët e Manchester Unitedit mund të ndihen të brengosur që ylli i skuadrës së tyre duket se është punësuar në Stamford Bridge. Kamerat televizive kanë kapur një pjesëtar të sigurimit që ngjan shumë me Rooneyn – në…

Sport

20/01/2014 09:36

Spekulimet rreth transferimit të Wayne Rooneyt në Chelsea në fund të këtij sezoni nuk kanë të ndalur, andaj tifozët e Manchester Unitedit mund të ndihen të brengosur që ylli i skuadrës së tyre duket se është punësuar në Stamford Bridge.

Kamerat televizive kanë kapur një pjesëtar të sigurimit që ngjan shumë me Rooneyn – në gjithçka përveç mjekrës – duke qëndruar afër bankinave gjatë humbjes së Unitedit në udhëtim te Chelsea me rezultat 3:1 të dielën.

Rooney, ‘i vërtetë’ nuk ishte në dispozicion të menaxherit David Moyes për shkak të lëndimit.

Ne të gjithë e dimë se menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho adapton lojëra mendore, por kjo fotografi i dërgon gjërat në një nivel krejt tjetër.