Rooney shënon supergol nga gjysma e fushës

Wayne Rooney vazhdon të prodhojë momente magjike në kampionatin amerikan MLS dhe ish-sulmuesi i Manchester United ndoshta e ka shënuar njërin ndër golat më të bukur në karrierë.

Sport

27/06/2019 08:37

DC United u përballë me Orlando Cityn të mërkurën mbrëma dhe u deshën vetëm 10 minuta që ndeshja të zhbllokohej.

33-vjeçari realizoi pas një goditje nga gjysma e fushës, duke shfrytëzuar edhe daljen e portierit mysafir Brian Rowe nga zona e tij, shkruan lajmi.net.

Goli brilant i Rooneyt i dha fitoren ekipit vendas, me ndeshjen që u mbyll me rezultat minimal 1-0.

Më poshtë mund të shijoni një ndër golat më të bukur të këtij viti. /Lajmi.net/