Rooney sheh dritë

Sulmuesi i Manchester Unitedit, wayne Rooney beson se ekipi ka filluar të gjejë formën, në periudhën vendimtare të sezonit. United udhëton te Norwich të shtunën në kërkim të fitores së gjashtë të njëpasnjëshme në të gjitha garat, pasi grumbulloi vetëm një pikë në ligë, në tri ndeshjet e para në fillim të dhjetorit. Rooney shënoi…

Sport

27/12/2013 20:50

Sulmuesi i Manchester Unitedit, wayne Rooney beson se ekipi ka filluar të gjejë formën, në periudhën vendimtare të sezonit.

United udhëton te Norwich të shtunën në kërkim të fitores së gjashtë të njëpasnjëshme në të gjitha garat, pasi grumbulloi vetëm një pikë në ligë, në tri ndeshjet e para në fillim të dhjetorit.

Rooney shënoi një gol të bukur në fitoren 3:2 ndaj Hull Cityt të enjten. Fitorja nënkupton se skuadra nga Old Trafford tani ka tetë pikë më pak se Arsenali  para hyrjes në pjesën e dytë të sezonit kur United zakonisht shfaq formën më të mirë.

Dhe, derisa shumë kritikë përjashtuan shanset e Unitedit për të mbrojtur titullin, Rooney mendon se skuadra është duke u përmirësuar gradualisht.

“Mendoj se kemi pasur disa rezultate të dobëta në fillim të sezonit por jemi duke filluar të tregojmë kualitetin e vërtetë”, deklaroi Rooney për Sky Sports News.

“Në javët e fundit kemi treguar fuqinë tonë. Jemi duke punuar shumë, jemi duke luftuar për njëri tjetrin dhe jemi të gatshëm për sfida. Shpresoj, që të befasojmë shumëkënd”, përfundoi ai.