Rooney nuk i frikësohet Arsenalit

Wayne Rooney ka hedhur dyshime ndaj kandidaturës së Arsenalit për titullin e kampionit në Premierligë. Pasi e përcollën serinë pa humbje në tetë ndeshje në të gjitha garat të martën mbrëma me barazimin pa gola në udhëtim te Real Sociedad në Ligën e Kampionëve, përqendrimi i Manchester Unitedit është kthyer tek përballja me Arsenalin në fundjavë.…

Sport

06/11/2013 19:00

Wayne Rooney ka hedhur dyshime ndaj kandidaturës së Arsenalit për titullin e kampionit në Premierligë. Pasi e përcollën serinë pa humbje në tetë ndeshje në të gjitha garat të martën mbrëma me barazimin pa gola në udhëtim te Real Sociedad në Ligën e Kampionëve, përqendrimi i Manchester Unitedit është kthyer tek përballja me Arsenalin në fundjavë.

Por, pavarësisht epërsisë së gjigantit londinez në krye të tabelës me pesë pikë më tepër se Chelsea dhe Liverpool, dhe tetë më shumë se United, Rooney nuk i frikësohet skuadrës së menaxherit Arsene Wenger.

“Do të shohim se ku është Arsenali në mars”, deklaroi ai. “Ka ndodhë edhe në të kaluarën kur ata kanë qenë në krye deri në shkurt ose mars e më pas kanë rënë. Ata janë duke luajtur për mrekulli tani për tani, andaj na takon neve që ta ruajmë hapin dhe t’i zëmë”, u shpreh Rooney.