Rooney nuk është njësoj

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney pranon se nuk është i njëjti nga e kaluara. Ai po ashtu thekson se nuk e di se cila është pozita e tij e preferuar.

Sport

23/09/2014 13:48

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney ka pranuar se ka pësuar rënie në vitet e fundit dhe ende nuk e di se cila është pozita e tij më e mirë në ekip, pas ardhjes së Radamel Falcaos nga Monaco që ka hedhur dyshime mbi statusin e tij si sulmuesi kryesor.

“Nuk jam futbollisti që kam qenë”, deklaroi Rooney.

“Por, ndjej se kam zhvilluar lojën time. Pajtohem me ata që thonë se loja ime ka ndryshuar. Kam vrapuar shumë kur isha më i ri dhe nuk e kisha energjinë për ta vendosur veten në pozita për të realizuar në zonë. Tani jam më i mençur. Nuk mund të them se cila është pozita ime e preferuar, jam i përshtatshëm”, u shpreh ai.