Rooney në ekipin e javës, pa luajtur asnjë minutë

Wayne Rooney nuk luajti në fitoren e Manchester Unitedit në udhëtim te Newcastle të shtunën. Por, ai – gabimisht – u inkuadrua në ekipin e javës nga tabloidi britanik The Sun. United në mungesë të sulmuesit anglez fitoi me rezultat 4:0 në St James Park, por i inspiruar nga Juan Mata i cili shënoi dy…

Sport

08/04/2014 17:27

Wayne Rooney nuk luajti në fitoren e Manchester Unitedit në udhëtim te Newcastle të shtunën.

Por, ai – gabimisht – u inkuadrua në ekipin e javës nga tabloidi britanik The Sun. United në mungesë të sulmuesit anglez fitoi me rezultat 4:0 në St James Park, por i inspiruar nga Juan Mata i cili shënoi dy gola dhe bëri një asistim për golin e Adnan Januzajt.

Mirëpo, Sun on Sunday e inkuadroi Rooneyn në ekipin më të mirë të xhiros së shkuar në Premierligë. Në fakt, Rooney mungoi në atë ballafaqim për shkak të një lëndimi në një gisht të këmbës.

 

Ai duket se është rikuperuar dhe stërviti sot, para duelit të rëndësishëm me Bayern Munichun në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma në Allianz Arena.