Rooney mendoi të tërhiqej nga futbolli

Sulmuesi i mirënjohur i Manchester Unitedit dhe Kombëtares angleze, Wayne Rooney ka bërë të ditur se mendoi të tërhiqej nga futbolli në moshën 14-vjeç.

Sport

15/11/2014 15:22

Wayne Rooney ka bërë të ditur se mendoi të tërhiqej nga futbolli në moshën 14-vjeç pasi nuk ishte duke u argëtuar në të.

Sulmuesi i Manchester Unitedit sot është një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës dhe Kombëtares angleze, por gjërat mund të ishin më ndryshe nëse ai do të ndahej nga sporti në moshë të re.

“Si 14-vjeçar dëshiroja të tërhiqesha nga futbolli. Futbolli nuk ishte më argëtim, kishte shumë detyra taktike”, deklaroi Rooney për tabloidin britanik “Mirror”.

“Ishte Colin Harvey (ish legjendë e Evertonit) që më bindi të vazhdoj. Në atë periudhë luaja futboll dhe isha boksier, por pas bisedës me Harveyn vendosa të bëhem futbollist dhe i jam përkushtuar futbollit me plan të parë”, u shpreh ai.